🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,734 ▼ -1.29% ETH $2,220 ▼ -0.53% XRP $1.3317 ▼ -0.97% SOL $82.3800 ▼ -1.94%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jevtiq: Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e FAK-ut

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka folur për nismën e shpallur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe ka thënë se pa votat e deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës, ajo nuk mund të formohet dhe se përfaqësuesit serbë nuk do të mbështesin një iniciativë të tillë.

Ai gjithashtu ka treguar se disa familje serbe do të kthehen në Kosovë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Jevtiq ka deklaruar se do të kërkojë që të sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme për ata të cilët dëshirojnë të kthehen në Kosovë, duke theksuar se gjatë procesit të kthimit të më shumë se 100 familjeve, të kthyer do të jenë një total prej 583 qytetarëve.

Për televizionin Pink në Serbi, Jevtiq ka thënë se nuk ka problem që familjet e zhvendosura të kthehen në Kosovë. Probleme ka vetëm në zonat urbane.

“Kur është fjala te kthimi i serbëve në Kosovë, kemi pasur probleme në komunën e Klinës, dhe kemi incidentin e fundit në komunën e Pejës, Por megjithatë ne do të vazhdojmë me procesin e kthimit,” ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ministria që ai drejton, për shkak të pamundësive buxhetore, nuk do të jetë në gjendje që të bëjë kthimin e më shumë se 700 personave të zhvendosur, të cilët kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer.

“Ne do të përpiqemi t’u sigurojmë serbëve kushte minimale për tu kthyer, si strehim, kujdes shëndetësor dhe arsim”, ka deklaruar ministri.

Duke folur për problemet dhe incidentet e fundit, Jevtiq ka thënë se të kthyerit nga Serbia, vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj sulmeve.

“Ajo që ndodhi në ditët e fundit është dëshmi se nuk është bërë sa duhet në atë drejtim që të parandalohen incidentet dhe të mbrohen njerëzit atje”, ka deklaruar ministri.

Ai tha se “Kosova mbetet grupe të thjeshta që janë kundër për të ardhur në paqen, stabilitetin dhe besimin e ndërsjellë të dy popujve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.