Bota

Jimmy Carter: Angazhimi ShBA-Kinë kontribuuon në paqen dhe mbrothësinë botërore

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter tha se angazhimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kontribuuon në paqen dhe mbrothësinë botërore, duke i bërë thirrje dy vendeve të bashkëpunojnë kundër pandemisë COVID-19.

Në një letër drejtuar pjesëmarrësve të një dialogu virtual mbi marrëdhëniet ShBA-Kinë, Carter kujtoi vendimin e tij me ish-udhëheqësin e Kinës Deng Xiaoping në fund të vitit 1978 për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Uashingtonit dhe Pekinit.

“Ky angazhim na ka mundësuar, si rajonit të Azi-Paqësorit dhe botës, të shijojmë paqe dhe begati të pashembullt,” tha ai.

Ish-presidenti shprehu shpresën që dialogu virtual, mbajtur nga Qendra Carter dhe Shoqata e Popullit Kinez për Miqësi me vendet e huaja, të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve dypalëshe.

“Ndërsa kombet tona kanë dallimet e tyre, unë besoj se ju do ta përdorni këtë diskutim për të përcaktuar se cilat dallime duhet të tejkalohen për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe,” tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button