☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.29 ▼1.45%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,130 ▼ -1.56% ETH $2,318 ▼ -2.1% XRP $1.2905 ▼ -2.85% SOL $100.1400 ▼ -2.34%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.29 ▼1.45 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.29 ▼1.45 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Julian Alvarez nuk e realizon dot ëndrrën, kthehet në stërvitje me Atletikon pas mbylljes së merkatos

Julian Alvarez ishte emri më i “nxehtë” në këtë merkato vere, ku dëshira e tij për t’u transferuar në Barcelonë solli një “luftë frontale” mes tij, Atletico Madrid dhe Barçës.

“Bomberi” argjentinas shkoi deri në atë pikë sa refuzoi të stërvitej me ekipit, ndërsa i bëri “bllok” çdo ofertë tjetër që erdhi në drejtim të tij, mbi të gjitha nga Arsenal.

Pas përplasjeve të forta në distancë, në pamundësi për t’u transferuar te Barcelona, Julian Alavarez u dorëzua duke iu rikthyer stërvitjes me Atletico Madrid. Në ditën e fundit të merkatos, Alvarez nisi stërvitjen i diferencuar për të kapur ritmin e pjesës tjetër të ekipit. Nga kjo e diel, argjentinasi do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone.

Për mediat spanjolle, Atletico ka fituar vetëm betejën e parë, jo luftë, pasi diskutimi në lidhje me të ardhmen e Julian Alvarez pritet të ndizet sërish pasi as Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Pas ndjesës, dhe komunikimit që i bëri klubit, duke i njoftuar se nuk do të largohet, mbetet për t’u parë se çfarë qasje do të ketë tani trajneri Diego Simeone, por mbi të gjitha tifozët e Atletico Madrid të cilët e vërshëllyen në kor në sfidën kundër Villareal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.