“Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më”
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit të policisë, Faruk Muqolli, ku e ndjera shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit.
“U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë Arlinda policit.
Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi, transmeton Klankosova.tv.
“Të lutem, unë vrahna, po ju do të përgjigjeni”, thotë ajo.
Ndërsa polici, në një moment të bisedës, i përgjigjet: “Unë ty nuk ka me të pranu më, nuk e kam obligim”. /KlanKosova/
– YouTube www.youtube.com



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.