Bota

Juncker: Tentimi katalonjas për shkëputje është katastrofë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përpjekjen katalonjase për shkëputje e ka quajtuar “katastrofë”, duke riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për një Spanjë të vetme.

“Katalonja është një shqetësim i madh, nuk më pëlqen situata e shkaktuar, kjo është një katastrofë”, tha Juncker për gazetën spanjolle El Pais.

Presidenti i KE-së ka porositur ish kreun katalonjas Carles Puigdemont se secesionistët katalonjas “nuk guxojnë të nënvlerësojnë mbështetjen të cilën kryeministri spanjoll Mario Rajoy e gëzon në mbarë Evropën”.

Spanja është ballafaquar me krizën më të rëndë institucionale në afro 40 vjet, pasi Parlamenti rajonal katalonjas më 27 tetor shpalli pavarësinë e njëanëshme nga Spanja me votim të fshehtë.

Qeveria Rajoy shpërndau qeverinë separatiste të Katalonjës dhe bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme rajonale për 21 dhjetor.

Juncker beson se zgjedhjet mund dhe duhet të përmirësojnë situatën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button