Bota

Ka disa gjëra që kanë ndryshuar në Gjermani këtë vit

Edhe pse ka shumë që e mbështesin fjalën e kancelares “Ne mund t’ia dalim mbanë”, kritikat ndaj politikës së saj janë shtuar. Megjithatë politikisht në Gjermani nuk ka tendenca ekstremiste, mendon Verica Spasovska.

Ka disa gjëra që kanë ndryshuar në Gjermani këtë vit. Fillimisht një lajm i keq: racizmi në Gjermani është rritur. Partia populiste e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD), e cila kishte humbur ithtarë para krizës së refugjatëve, përfitoi nga frika e shumë gjermanëve prej refugjatëve. Ndërkohë AFD mund të fitojë sipas sondazheve të fundit në mbarë vendin deri në 15 për qind të votave. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo nuk arriti të kalonte pragun prej pesë për qind dhe kështu nuk mund të hynte në parlament. Por sot gjërat duken ndryshe. Ksenofobia është bërë e pranueshme në shoqërinë gjermane.

Vatër e drejtimeve politike të qendrës

Megjithatë këtë fakt duhet ta klasifikojmë në krahasim me vendet e tjera evropiane: në Francë dhe Bullgari, për shembull, populistët e djathtë kanë më shumë se njëzet për qind vende në parlamentet, në Hungari dhe në Poloni drejtojnë madje qeverinë. Në Britaninë e Madhe, partia ksenofobike UKIP dha shtysën fillestare për daljen e vendit nga BE-ja. Krahasuar me vendet me orientim të thellë nacionalist të Evropës Lindore, Gjermania është ende një vatër e orientimit politik të qendrës dhe e stabilitetit.

Raporti i gjermanëve ndaj kancelares ka ndryshuar: popullariteti i saj kanë rënë. Shumë gjermanë janë të pakënaqur me qëndrimin në krizën e refugjatëve. Nga ana tjetër, shifrat e sondazhit për partitë e unionit konservator në pushtet janë ende të qëndrueshme. Jashtë vendit kancelarja vazhdon të vlerësohet ende shumë lart. Edhe pse politika e saj ndaj refugjatëve nuk pëlqehet në shumë vende të BE-së, për pyetje kyç si se si do të vazhdohet pas referendumit për Brexitin fjala e saj ka ende peshë. Gjesti humanitar ndaj refugjatëve u vlerësua jo vetëm nga Presidenti amerikan Obama: “Gjermania ka vepruar drejt në këtë histori”.

Frika nga terrori rritet

Kancelarja ndesh gjithashtu në mirënjohjen e shumë njerëzve në Afrikë dhe Lindjen e Mesme: për shkak se Gjermania i bëri fjalët veprat dhe u lejoi njerëzve në nevojë të vijnë këtu. Raporti i gjermanëve ndaj refugjatëve ka ndryshuar. Pas valës së parë të ndihmës po përhapet një lloj zhgënjimi. Sulmet në prag të Vitit të Ri, sulmet islamike e Ansbach dhe Würzburg kanë nxitur frikën nga terrorizmi islamik në mesin e gjermanëve, edhe pse të dy atentatorët kishin ardhur në Gjermani shumë kohë para hapjes së kufirit në shtator 2015 dhe vetëm pak nga sulmuesit e ditës së Vitit të Ri në Këln kishin ardhur si refugjatë në Gjermani

Ne tani e dimë, megjithatë, se islamistët e kanë përdorur rrjedhën e pakontrolluar të refugjatëve të vitit të kaluar për të hyrë në Gjermani. Por nëse kufijtë do të ishte mbajtur të mbyllur, do të kishin mbetur pa ndihmë qindra-mijëra vetë. Pavarësisht pasigurive gatishmëria për të ndihmuar që ndihet në Gjermani që vjeshtën e kaluar, vazhdon të ndihet ende. Gjermanët ndihmojnë ku të munden: strehojnë refugjatët e mitur që janë të pashoqëruar ose u ndihmojnë për të gjetur punë. Pa punën e madhe vullnetare të mijëra qytetarëve shumë gjëra nuk do të ishin organizuar dot kaq mirë. Në Gjermani refugjatëve nuk u duhej të flinin në rrugë.Pjesa më e madhe e refugjatëve që kanë ardhur në Gjermani janë në gjendje më të mirë se më parë. Ky gjest bujar i strehimit të njerëzve në nevojë mund të konsiderohet prej Gjermanisë me të drejtë si histori suksesi.

Detyra të mëdha përpara

Por sfidat e vërteta janë ende përpara. Shoqëria që pranon refugjatë duhet të ndërmarrë shumë masa integruese që fëmijët të shkojnë në shkolla dhe të rriturit të gjejnë në punë. E gjithë kjo kushton para dhe shkakton debate nga zilia që mund të prishin paqen sociale.

Në të njëjtën kohë, kriza e refugjatëve është edhe një mundësi për ta nxjerrë në pah bashkësinë individuale të vlerave me më tepër vetëbesim nga në të kaluarën. Duhet të jetë e vetkuptueshme që të gjithë refugjatët që mund të qëndrojnë në Gjermani duhet të mësojnë gjermanisht, të respektojnë vlerat e shoqërisë së lirë dhe demokratike, të venë Kushtetutën mbi Biblën, Kuranin apo shkrime të tjera të shenjta dhe të pranojnë barazinë e burrit dhe të gruas. Shkeljet e ligjit duhet të dënohen menjëherë dhe dëbimi i të huajve që kryejnë vepra penale duhet të bëhet shumë më shpejt se deri tani.

Nevojitet solidaritet

Po, kriza e refugjatëve i ka nxjerrë gjermanët nga zona e tyre e rehati dhe kërkon shumë prej tyre. Ajo ofron sfida të reja duke krijuar njëkohësisht edhe mundësi. Sepse një lajm i mirë është që diversiteti i kulturave përmban gjithashtu një potencial të madh, në qoftë arrihet që refugjatëve t’u përcillet ndjenja se ata i përkasin këtij vendi. Atëherë ata do të kontribuojë pozitivisht në shoqëri. Paratë që refugjatët dërgojnë në shtëpitë e tyre, janë më shumë se paratë që paguan Gjermania për ndihmën për zhvillim.

Nëse gjermanët nuk i shohin refugjatët si problem, por i shohin gjërat realisht, në qoftë se ata konstatojnë se solidariteti me njerëzit në nevojë mund ta forcojë një komunitet, atëherë në retrospektivë mund të themi: mirë që Gjermania ka ndryshuar!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button