Ekonomia

Kabllot e telefonisë dhe internetit do të kalohen nëntokë

Kabllot e vendosura nëpër pallate, shtëpi apo rrugë nuk do të mbahen më në mënyrë të tillë. Pas dy dekadash nuk është bërë asgjë, duke bërë të domosdoshme një plan masash për rregullimin e situatës së rrjeteve kabllore ajrore.

telaKështu deklaroi Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, gjatë prezantimit të projektplanit për rregullimin e infrastrukturës kabllore të telefonisë fikse dhe internetit, që aktualisht janë të zhvilluara në mënyrë të pakontrolluar dhe jashtë një planifikimi.

Për kreun e AKEP, Pirro Xhixho, fibra optike po merr gjithmonë e më shumë rëndësi në vend, por infrastruktura e trashëguar nxorri në pah edhe problemet.

Në takimin konsultativ për rregullimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore, ishin të pranishëm përfaqësues të bashkive, nga ministria e Zhvillimit Urban dhe nga AKEP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button