Te ndryshme

Kafshët që i bëjnë mirë shëndetit tonë mendor

Prania e disa kafshëve në shtëpitë e pushimit apo në azile është kthyer si një trend për të sëmurët fizikë apo mendorë pothuajse në të gjithë botën. Terapia e kafshëve është një zgjidhje mjaft e mirë sidomos për moshën e tretë. Ajo i ndihmon ata të rrisin vetëbesimin e tyre dhe të jetojnë një jetë shumë më të mirë larg stresit dhe mendimeve negative

Në vitet gjashtëdhjetë, psikiatria e fëmijëve Boris Levinson hodhi hipotezën e parë se kur njeriu dhe kafsha bien në “kontakt” mund të krijohet një lidhje që do të lehtësojë shërimin psikik dhe më pas atë fizik të një subjekti që vuan nga ndonjë sëmundje. Në dekadat e fundit, terapia e kafshëve (pet-therapy) është zhvilluar dhe ka filluar të përdoret nga spitalet dhe shtëpitë e pushimit (azilet) në mbarë botën për të lehtësuar shërimin e të sëmurëve, fëmijëve dhe të rriturve, dhe për të shoqëruar të moshuarit, për t’i mbajtur ata aktiv.

Në onkologjinë pediatrike, një kotele

Teoritë e Levinson bazoheshin mbi përfitimet evidente tek ata persona të sëmurë apo të shëndosh të cilët kujdeseshin për një kafshë: ajo vërejti se, ankthi, depresioni dhe stresi uleshin ndjeshëm në favor të një gjendje psikofizike shumë të mirë, veçanërisht në mesin e fëmijëve dhe të moshuarve. Ky përmirësim psikologjik provokon një rritje të mundësisë së shërimit të pacientëve: për këtë, shumë programe të terapisë së kafshëve organizohen në repartet e onkologjisë pediatrike.

Një qen në një shtëpi pleqsh (azil)

Edhe pse nuk janë të sëmurë, të moshuarit mund të përfitojnë një sërë të mirash nga vizita e një kafshe. Kjo jo vetëm që e ndryshon rutinën, zgjon interesimin dhe vetëdijësimin e kalimit të kohës te të moshuarit, por krijon një marrëdhënie dhe ndërveprim shumë të dobishëm. Sidomos në rastin e njerëzve të moshuar që vuajnë nga sëmundjet degjenerative të tilla si Alzheimer ose demenca senile, në këto momente “rizgjimi” mund të vërehen të papritura, të cilat kthejnë te personi periudha të shkurtra kthjelltësie.

Të kujdesesh për një kotele

Ekzistojnë protokolle të ndryshme të zooterapi-së (terapisë së kafshëve): por në thelb të gjithë ata kanë për qëllim të inkurajojnë subjektin për t’u bërë i pavarur, duke u stimuluar ndjenjën e autonomisë dhe të përgjegjësisë falë edhe aftësisë për të krijuar vetë marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore ose duke u kujdesur për një kafshë.

Një kalë për të mësuar besimin

Zooterapia shpesh përdor kalin në terapitë e atyre personave që synojnë një shëndet dhe një mirëqenie të mirë. Krahasimi me një kafshë më të madhe dhe më të fortë se ne, lejon që të “punohet” me besimin. Kjo gjë largon stresin.

Një derrkuc Indie kundër vetmisë

Pjesa më e madhe e programeve të zooterapi-së parashikon që disa kafshë të shoqëruara nga padronët e tyre (dhe sigurisht nga një veteriner) kryejnë një vizitë javore për shembull në një azil: por në disa raste, një azil mund të zgjedhë të adaptojë përgjithmonë një kafshë nga fshati, ndoshta të vogël dhe më pak impenjativ. Macet dhe brejtësit mund të jenë një zgjedhje inteligjente. Në spitale, miratimi përfundimtar për një kafshë është më kompleks, përderisa prania e qëndrueshme e një kafshe paraqet probleme të higjienës.

Një qen për t’u shëruar më shpejt

Objektivi i pet-therapy është të rrisë vetëbesimin, edhe në qoftë se jeni të sëmurë ose të kufizuar në aktivitetet më të zakonshme të përditshme: të kujdesesh për një kafshë, qen, mace, kalë, apo delfin ndihmon të jeni të vetëdijshëm për t’u kujdesur për veten tuaj në mënyrë të matur dhe përgjegjëse. Edhe pas një incidenti ose gjatë rrjedhës së një sëmundjeje degjenerative.

Një mace për të mos harruar

Shoqata e parë e vërtetë që qe përgjegjëse për mbrojtjen e marrëdhënieve ndërmjet kafshëve dhe qenieve njerëzore dhe që ka studiuar përfitimet e një lidhjeje të tillë ishte shoqëria “Delta” (www.deltasociety.org), e themeluar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1981. Ajo ende ka një ekip ekspertësh dhe shumë partnerë dhe përkrahës, sidomos spitale. Një studim i kryer nga universiteti i Tolosa-s provoi se prezenca e një kafshe shtëpie kishte efekte pozitive mbi shqetësimet tipike të sëmundjeve.

Një labrador (qen) për sy të rinj

Pavarësisht se qentë roje nuk konsiderohen si pjesë e një projekti të pet-therapy, ata nuk duhet të harrohen në kontekstin e ndihmës dhe asistencës ndaj njeriut. Në fakt, në sajë të inteligjencës dhe cilësive empatike të këtyre kafshëve çdo vit me mijëra njerëz të verbër në botë rifitojnë autonominë dhe pavarësinë në jetën e tyre të përditshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button