☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.23 ▼0.97%
ARI 4,187 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,060 ▲ +0.91% ETH $2,716 ▲ +0.57% XRP $1.5162 ▲ +1.19% SOL $120.7500 ▼ -0.45%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.23 ▼0.97 % ARI 4,187 ▲0.58 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.23 ▼0.97 % ARI 4,187 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Arte

Kalendari artistik i muajit tetor në TKOB

Tetori do të jetë një muaj i pasur me muzikë, balet e performanca në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit.

Përgjatë muajit, publiku do të ketë mundësinë të përzgjedhë mes 16 shfaqjeve me freskinë dhe energjinë e baletit kontemporan, magjinë e muzikës klasike e bashkëkohore, si dhe emocionin e traditës shqiptare.

Si çdo fillim muaji, TKOB paraqiti një kalendar artistik, i cili veçanërisht për tetorin duket shumë premtues, me pjesëmarrjen e koreografëve dhe artistëve të njohur vendas e ndërkombëtarë, që do të takohen me publikun përmes shfaqjeve të baletit, koncerteve simfonike, recitaleve etj.

Shfaqja “NEIGHBOURS – FROM MOTHERLAND”, e cila u shfaq premierë botërore në TKOB, do të udhëtojë më datën 7 drejt Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Më 9 tetor rikthehet baleti kontemporan me “Unseen & Boléro”, me koreografi nga Andonis Foniadakis.

Më 11 tetor është programuar hapja e festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me një koncert të muzikës së dhomës, ku do të interpretohen veprat fituese të Konkursit “Tish Daija”.

Në datën 13 tetor, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell programin “Mrekullitë e Arbërisë”, në bashkëpunim me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”.

Muzika bashkëkohore vjen më 15 tetor, në qendër të vëmendjes me koncertin “Martinů Rendez-Vous”, me pjesëmarrjen e Bledar Zajmit, Miroslav Matejkës, Laura Llozit, Klevis Gjergjit dhe Viola Bakiasit.

Dy data të rëndësishme do të jenë 16 dhe 17 tetor, kur do të shfaqet baleti kontemporan “Soulèvement – Uprising”, me koreografi nga Angelin Preljocaj dhe prodhim të Ballet Preljocaj.

Më 21 tetor, një tjetër mbrëmje kushtuar baletit kontemporan është “Soul Chain”, me koreografi nga Sharon Eyal, e performuar nga trupa Tanzmainz.

Programi do të vijojë më 22 tetor me koncertin për orkestër harqesh dhe kor “Nova Ensemble”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

Në datën 26 tetor, në skenën e TKOB do të zhvillohet një nga aktivitetet e veçanta të muajit, koncerti i muzikës baroke “Four Seasons, One Humanity”, kushtuar veprës së Antonio Vivaldit “Katër stinët”.

Ndërsa më 27 tetor, Tedi Papavrami rikthehet me një koncert recital për violinë dhe piano, shoqëruar në piano nga Marie-Automne Peyregne.

Më 28 tetor, publiku do të mund të ndjekë performancën muzikore dhe koreografike “Piano & Dance”, me Eno Peçin dhe Maria Radutu.

Më 30 tetor, Trupa e Baletit të TKOBAP-së udhëton drejt Korçës për të prezantuar baletin “La Sylphide”, në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Ndërsa muaji mbyllet me një koncert simfonik, ku do të prezantohet premiera e koncertit për piano dhe orkestër “Concerto Trinitas I, II, III”, të kompozitorit Vasil S. Tole, si dhe vepra nga Mozart dhe Çajkovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.