🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Kali i pushtetit

Nga THOMA GËLLÇI

Edi Rama ka një cilësi të rrallë. Herë pas here e thotë vetë atë që të tjerët përpiqen ta shpjegojnë me analiza.

Vite më parë ai është shprehur se nuk ishte ai në shërbim të partisë, por partia në shërbim të tij, për të realizuar qëllimet e veta. Partitë, sipas tij, nuk ishin gjë tjetër veçse karroca që të çonin në stacionin ku kishe vendosur të mbërrije.

Dhe karroca socialiste e bëri punën. E çoi deri në zyrën e Kryeministrit.

Por, sapo mbërriti në destinacion, karroca ndryshoi funksion. Nuk është më karrocë. Është bërë kalë.

Këtë e kuptuam edhe nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar socialist. Duke iu referuar ish-bashkëpunëtorëve të tij, Rama tha se ata “e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”.

Nuk është thjesht një figurë letrare. Është një botëkuptim.

Në këtë përkufizim, Partia Socialiste nuk është më një organizatë politike. Është një kalë. Mbi të hipin disa njerëz, por vetëm njëri vendos kush hipën, kush zbret dhe kush shpallet se ka rënë.

Sapo dikush largohet, nuk ka më rëndësi çfarë thotë. Nuk diskutohet kritika. Diskutohet fakti që ai nuk është më mbi kalë.

Në këtë mënyrë gjithçka bëhet shumë e thjeshtë. Nuk ke pse t’u përgjigjesh argumenteve dhe kritikave . Mjafton të kujtosh se kritiku ka rënë nga kali.

Kështu ndodhi me shumë prej atyre që dikur ishin njerëzit më të afërt të Ramës. Kur ishin mbi kalë, ishin reformatorë, vizionarë, njerëzit e duhur. Kur zbritën, ose u zbritën, u kthyen në njerëz që nuk duhej t’u besohej më, sepse ishin njerëz të rënë nga kali.

Ky është një sistem praktik. Nuk ka ish-bashkëpunëtorë. Ka vetëm ish-kalorës.

Por metafora e kalit ka një të metë.

Ajo sjell me vete edhe stallën.

Sepse aty ku ka kalë, zakonisht ka edhe stallë.

Dhe një stallë ka rregullat e saj. Kuajt nuk diskutojnë. Ata mbahen në rresht. Ushqehen në orar. Dalin kur ua hap derën stallieri dhe futen kur ai e sheh të arsyeshme.

Historia tregon se kjo ndodh shpesh.

Dikur partia, karroca që duhej ta çonte Edi Ramën në pushtet, është sot kali i pushtetit .Nesër mund të marrë një emër tjetër. Por ideja mbetet e njëjtë.

Ndoshta pa e kuptuar, Edi Rama e ka bërë vetë përkufizimin më të saktë të modelit që ai ka ndërtuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.