☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,772 ▲ +0.92% ETH $1,655 ▲ +0.53% XRP $0.9435 ▲ +0.49% SOL $71.7100 ▲ +1.41%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kamberi pas marrëveshjes për KKSH-në në Prishtinë: Interesat kombëtare mbi dallimet partiake

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas formalizimit të marrëveshjes për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), e cila u arrit në Prishtinë, në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar se kjo marrëveshje përbën një hap drejt konsolidimit të bashkëpunimit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai ka theksuar se respektimi i vullnetit të qytetarëve, gjithëpërfshirja dhe ndarja proporcionale e përgjegjësive duhet të jenë parimet mbi të cilat do të funksionojë Këshilli Kombëtar Shqiptar.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar duhet të jetë institucioni ku dallimet partiake nuk bëhen pengesë për realizimin e interesave tona të përbashkëta kombëtare”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka përshëndetur edhe angazhimin e kryeministrit Albin Kurti në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke e falënderuar për mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Mirënjohje Kryeministrit Kurti për angazhimin e tij në përbashkimin e politikës shqiptare në Luginë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Në fund, Kamberi ka theksuar se marrëveshja duhet të pasohet me bashkëpunim dhe rezultate konkrete për qytetarët.

“Përbashkimi duhet të dëshmohet me bashkëpunim, punë dhe rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, marrëveshja për drejtimin e përbashkët të KKSH-së bashkon 24 nga 29 anëtarët e zgjedhur dhe parasheh që institucioni në mandatin e ardhshëm të drejtohet nga Enkel Rexhepi.

Sipas marrëveshjes, synohet që të gjithë 29 anëtarët e Këshillit të përfshihen në drejtimin e përbashkët të këtij institucioni, i cili përfaqëson shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.