☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,114 ▼ -0.06% ETH $1,641 ▼ -0.24% XRP $0.9322 ▼ -0.65% SOL $71.0700 ▲ +0.51%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Protesta

Nga “hiqe kapelën” në “hiqe flamurin”, protestuesit thirrje kundër policisë para Kryeministrisë

Protestuesit e vendosur para Kryeministrisë shpërthyen në thirrje kundër policisë, duke e kthyer thirrjen e njohur "hiqe kapelën" në "hiqe flamurin", pas ngjarjeve të një dite më parë.

Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë, aty ku efektivët e policisë janë rreshtuar në gardh para godinës, pasi disa të rinj arritën të ngjiteshin në shkallët e saj.

Siç njofton BalkanWeb, turma ka shpërthyer në thirrje kundër policisë. Thirrja që ka shoqëruar prej muajsh protestat, “Hiqe kapelën!”, si ftesë drejtuar efektivëve për t’iu bashkuar revoltës, është shndërruar këtë herë në “Hiqe flamurin!” — sipas protestuesve, efektivët nuk janë të denjë të mbajnë simbolin kombëtar në mburojat dhe uniformat e tyre, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës kombëtare të një dite më parë.

“Policia këtu na ke ti, mbron krimin dhe jo ne!”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve. Nuk kanë munguar as thirrjet kundër politikës dhe qeverisë: “Dorëheqje!”, “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.