Kamionçina përplas motoçikletën, vdesin 2 persona në aksin Fushë Krujë-Milot
Kamionçina përplas motoçikletën, vdesin 2 persona në aksin Fushë Krujë-Milot
Skënder Veseli, 55 vjeç dhe Prengë Lleshi, 45 vjeç, nga Miloti kanë mbetur të vdekur në vend
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve të uniformave blu, thuhet se një kamionçinë përplasi një motoçikletë, duke i sjellë vdekjen personit që drejtonte motoçikletën dhe pasagjerit.
Mësohet se Skënder Veseli, 55 vjeç dhe Prengë Lleshi, 45 vjeç, të dy nga Miloti kanë mbetur të vdekur në vend.
Sipas policisë, viktimat udhëtonin në krahun e kundër të rrugës. Ndërsa trupat e tyre janë transportuar drejt morgut të spitalit të Tiranës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.