☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 90.26 ▲0.26%
ARI 4,102 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,922 ▲ +2.27% ETH $1,650 ▲ +0.83% XRP $1.1133 ▼ -0.43% SOL $65.3000 ▲ +1.67%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 90.26 ▲0.26 % ARI 4,102 ▼0.75 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 90.26 ▲0.26 % ARI 4,102 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Sporti

Kampionati Kombëtar i 88-të i atletikës/ Burraj dhe Vllaznia dominojnë në ditën e parë, në 5000m shkëlqejnë Nikolli, Konomi e Hoxhallari

Dhjetë dhe njëmbëdhjetë qershori janë data “të shenjta” për atletikën shqiptare pasi në Elbasan organizohet Kampionati Kombëtar i 88-të. Federata Shqiptare e Atletikës ka vendosur që të organizojë këtë event në dy ditë të ndryshme ku atletë dhe atlete nga disa skuadra të ndryshme sfidojnë njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme. Risi absolute e këtij eventi ishte edhe implementimi i “fotofinish”-it.

Në ditën e parë e fituara e madhe ishte skuadra e Vllaznisë. Ekipi në fjalë, i cili ka në përbërje edhe atletë të nivelit të Franko Burrajt, ka mundur që të dominojë me 105 pikë të grumbulluara duke lënë pas sportistët e Skënderbeut.

Në garën e 100 metrave Endri Rakaj i Vllaznisë u shpall kampion kombëtar me kohën 11″03. Ndërsa në garën 110 metra me pengesa ishte Durjan Idrizaj, ai që u ngjit në vendin më të lartë në pod me kohën 15″44.

Në garën e tij të preferuar të 400 metrave Franko Burraj mori vendin e parë falë kohës 46″45. Kampioni shkodran kontribuoi edhe në një arritje tjëtër të ekipit të tij, i cili dominoi edhe stafetëm 4×100 metra. Franko Burraj, Leandro Çardaku, Durjan Idrizaj, Endri Rakaj morën vendin e parë falë kohës 42″57.

Sa i përket garës së shumëpritur të 5000 metrave skuadra “Vrap Lale” arriti që të merrte dy vende në pod. Fotion Konomi dhe Dorjan Hoxhallari, të cilët garojnë në distanca të gjata, dhanë maksimumin duke u renditur respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë me kohët 17:13:98 dhe 17:51:27. Kjo disiplinë u fitua nga David Nikolli i skuadrës së Partizanit me kohën 15:05:86. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.