☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.03 ▲1.28%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▲ +0.43% ETH $2,547 ▲ +1.72% XRP $1.3989 ▲ +0.45% SOL $111.0300 ▲ +1.37%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.03 ▲1.28 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.03 ▲1.28 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Boterori

Kampionati Kombëtar i Boksit futet në kaos, anulohen finalet! Vllaznia shpërthen ndaj Federatës: Ka dhunë dhe presion!

Kampionati Kombëtar i Boksit ka dështuar në fazën finale, duke çuar në anulimin e ndeshjeve finale. Klubi kampion në fuqi, Vllaznia, 27 herë kampione kombëtare, ka ngritur akuza të forta ndaj Federatës dhe organizatorëve për dështimin në mbarëvajtjen e aktivitetit.

Kryetrajneri Zef Gjoni thotë se gjatë dy ditëve të para të garave ka pasur dhunë, presion dhe tensione, situata që, sipas tij, çuan edhe në largimin e arbitrave nga aktiviteti dhe dështimin e turneut.

Gjoni pretendon se ka pasur presione dhe përfshirje të personave të inkriminuar, të cilët, sipas tij, ndikuan në dështimin e Kampionatit Kombëtar.

Sipas trajnerëve shkodranë, presionet fillimisht janë ushtruar ndaj boksierëve, më pas ndaj stafeve të ekipeve dhe në fund ndaj arbitrave. Ata deklarojnë se në Pallatin e Sportit në Tiranë janë regjistruar tri episode dhune, të cilat nuk janë arritur të parandalohen as nga policia. Sipas tyre, në përplasjet fizike janë përfshirë sportistë dhe tifozë, informon TCH.

Në kampionat merrnin pjesë skuadrat më të rëndësishme të boksit shqiptar, duke nisur nga Vllaznia, dominuese absolute në tri dekadat e fundit, e për të vijuar me Partizanin, Tiranën, Flamurtarin, Studentin, Dinamon, Elbasanin, Teutën, Apoloninë “Green Team” dhe “Albania”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.