“Ishte dita e Tiranës”- Pas fitores në derbi, rishfaqet Indrit Fortuzi, ish-sulmuesi bardheblu me “look” të ri: E dom
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Indrit Fortuzi, ka vlerësuar paraqitjen e Tiranës në derbin ndaj Partizanit, të fituar nga bardheblutë me rezultatin 1-0.
I ftuar në një diskutim për këtë përballje, pas një mungese të gjatë dhe largimit nga Shqip♪7ria, ai u shfaq me një pamje të re.
Fortuzi theksoi se Tirana e meritoi fitoren, ndërsa e cilësoi Partizanin si një skuadër që nuk arriti të bindte në këtë ndeshje.
Sipas Fortuzit, pavarësisht se Partizani pati mundësitë e veta për të ndryshuar rezultatin, Tirana u shfaq më e organizuar dhe lojtarët e rinj dhanë një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses.
“Ishte dita e Tiranës. Po shikoj që po diskutoni më shumë për Partizanin, Tirana e kishte meritën e saj për fitoren. Pashë një Partizan të dobët, ndërsa Tirana, me lojtarët e saj të rinj, dha shumë në fushë. Pavarësisht se ndeshja mund të shkonte edhe 1-2 për Partizanin, mendoj se ishte një fitore e merituar”, u shpreh Fortuzi.
Ish-sulmuesi i Kombëtares vlerësoi gjithashtu potencialin e skuadrës bardheblu, duke u shprehur optimist për të ardhmen e saj. Sipas tij, me grupin aktual të lojtarëve, Tirana mund të synojë objektiva më të mëdhenj gjatë sezonit.
“Me këtë grup lojtarësh që ka, Tirana mund të ketë një të ardhme të mirë. Mendoj se mund ta shohim më lart, duke synuar kupat e Europës dhe ndoshta edhe kampionatin”, theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.