Kampionët fërkojnë duart, sulmuesit të Egnatias i del emri në Gjermani
Emri i Ildi Grudës është shfaqur në Gjermani si një lojtar që duhet vëzhguar, për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
“Transfer Update” që është “podcast” në Gjermani, e përfshiu Grudën si profil që duhet ndjekur. Rubrika e “Sky Sport” tregoi vlerësim për Grudën, duke u shprehur se mund të jetë futbollist për Bundesligën 2.
Gruda është titullar i rëndësishëm i Egnatias. 26-vjeçari që aktivizohet në qendër të sulmit ka bërë mirë, teksa një vëmendje të madhe e fitoi pas fotos me Brajan Grudën. Dy kushërinjtë u bënë bashkë në Beograd ku Brajani debutoi me gol te Gjermania.
Ildi ndërkohë ka lënë pas dëmtimin. Kështu do të jetë i gatshëm për trajnerin Nevil Dede në vazhdim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.