Rajoni

Kancelari austriak i uroi sukses Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

Kryeministri Bojko Borisov zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurc, bëri të ditur qendra e shtypit pranë kabinetit. Kancelari e përshëndeti kryeministrin bullgar për hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së duke i uruar sukses. Të dy bashkëbiseduesit ripohuan dëshirën të bashkëpunojnë aktivisht mbi prioritetet e përbashkëta të Presidencave të trios së Estonit, Bullgarisë, Austrisë. “Vetëm ashtu mund të garantojmë konsekuencën në politikat e sigurisë, Ballkani Perëndimor, buxhetit, sigurinë kibernetike, politikën e kohezionit, të cilat kanë rëndësi për të gjitha shtetet anëtare”, ka theksuar zoti Borisov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button