☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,123 ▲ +0.94% ETH $2,031 ▲ +1.35% XRP $1.3549 ▲ +0.97% SOL $83.9700 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Kancelarja Merkel në Uashington

Në çështjet e politikës së jashtme të Uashingtonit partnerët kryesorë duket se nuk janë më britanikët, por Berlini.

Gjatë vizitës së parë të kancelares gjermane Angela Merkel tek presidenti amerikan Barak Obama në vitin 2011 atmosfera qe e gëzuar. Obama e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe ngriti një dolli duke thënë: “Për lirinë që duhet ta mbrojmë vazhdimisht.”

Në atë kohë, asnjëri prej tyre nuk e dinte se pas një kohe të shkurtër liria do të ishte përsëri në shumë vende në rrezik: Irak, Siri, Nigeri apo Ukrainë. Krizat janë shtuar që prej vizitës së kancelares në Shtëpinë e Bardhë. Dhe gjithmonë ka pasur edhe mosmarrëveshje për rrugën dhe mënyrën për t’i zgjidhur ato.

Kjo u duk përsëri në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Ndërsa Angela Merkel e përjashtoi atje një zgjidhje ushtarake në Ukrainë, zëvendëspresidenti i SHBA-së Joe Biden e la të paktën një deriçkë të hapur. “Ne nuk besojmë se ka një zgjidhje ushtarake në Ukrainë. (…) Ne gjithashtu besojmë se populli ukrainas ka të drejtë për të mbrojtur veten.” – tha Biden.

Obama nuk mendon shumë ndryshe nga kancelarja

Çështja nëse në Kiev nuk do të ishte e udhës të dërgoheshin të paktën sisteme për mbrojtjen prej raketave, do të kalojë si shkop stafete nga Mynihu në Uashington. Aty, kancelarja pas takimit me zëvendësin do të takohet tani me shefin. Obama nuk është në qëndrim shumë larg nga kancelarja. Ai gjithashtu mbështet negociatat, shpreson se sanksionet e ashpra do të kenë efekt. Këshilltarja e tij për sigurinë Susan Rice tha në një panel diskutimi: “Një Rusi agresive, që i grabit territor një vendi fqinjë, përbën një shqetësim të madh, por masat që marrim ne për këtë arsye, nuk duhet të jenë mjete ushtarake.”

Situata në Ukrainë do të dominojë sidoqoftë vizitën e shkurtër të kancelares në SHBA dhe takimin mes Merkelit dhe Obamës në Shtëpinë e Bardhë. Lufta kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, Marrëveshja për Tregtinë e Lirë apo NSA-ja do të luajnë vetëm një rol të vogël.

Nuk është koha për ndjeshmëri personale

Angela Merkel dhe Barack Obama nuk kanë qenë vitet e fundit gjithmonë dakord me njëri-tjetrin. Kancelarja qe zemëruar për përgjimin e telefonit të saj. Presidenti i konsideron gjermanët në krahasim me evropianët e tjerë dorështrënguar. Por tani nuk është koha për ndjeshmëri personale. Të dy e dinë përgjegjësinë që kanë. Për Obamën, Angela Merkel është aleatja më e rëndësishme në Perëndim, mendon Annette Häuser nga Fondacioni Bertelsmann.”Në qoftë se shihni gjendjen e tanishme, bie në sy se në çështjet e politikës së jashtme të Uashingtonit partnerët kryesorë papritmas nuk janë më britanikët, por Berlini.”

Për presidentin e SHBA-së Merkeli – e cila ishte tani edhe në Moskë – është sidoqoftë një burim i madh për të mësuar se cili është qëndrimi i Kremlinit. Tani ai mund të “përgjojë” se çdo të thotë ajo, madje krejt legalisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.