ParlamentarePolitika

Kandidatët për ambasadorë, Dade përplaset me Bushatin: Ka hapësira për abuzivizëm.

Projektligji per sherbimin e jashtem eshte miratuar ne teresi me 75 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, por neni 27 dhe 32 eshte abstenuar nga kryetarja e Komisonit te Jashtem Arta Dade, e cila me heret gjate fjales se saj ka shprehur kritika per nje nen te projektligjit.

Balla: Është rënë dakort që tek neni 27 dhe 32 do votohet varianti i ardhur nga qeveria.

Bushati: Sipas ministrit Ditmir Bushati, caktimi i afatit brenda të cilin presidentit i kërkohet të shprehet për propozimin e kryeministrit për një ambasador, “një afat 30 ditor, nuk prek aspak kompetencen e presidentit të republikës në drejtim të kandidaturës së propozrar nga kryeministri, ky afat aplikohet edhe për funksoine kushteutuese që emërohen nga Presidentiti i Republikës”.

arta_copy_2_17489_0

Dade: Kryetarja e komisionit për Politikën e Jashtme nuk i ka kursyer as në seancë plenare kririkat për pr/ligjin e shërbimit të jashtëm, duke theksuar se neni 27 pika 2 e këtij ligji, që flet për përzgjedhjen e kreut të misionit diplomatik dhe postit konsullor, lë vend për abuzivizëm.

“Ky ligj mori gjithë kohën e vet dhe disktutimet dhe debatet që në ndonjë rast u bënë edhe të nxehta kanë të bëjnë me shqetësimin dhe angazhimin serioz të kësaj mazhorance për ta ngritur diplomacinë në parametrat e standartet europiane…Komisioni ka shprehur shqetësimin se neni 27 pika 2…e bën diplomacinë vunerabël ndaj politikes…jo se paragjykojmë ministrinë e Punëve të Jashtme, por ligjet s’bëhen për 2-3 vjet, por për afat më të gjatë…në raste të vecanta kur mund të gjenden subjektivizma për emërime…shërbimi i jashtëm duhet mbrotjur nga cdo tentativë për t’u krthyer në një shërbim politik…ligji s’duhet të jetë kompensim për shërbime ndaj forcave politike që drejtojnë shtetin në një moment të caktuar…ligji për shërbimin e jashtëm duhet cliruar nga kufizimet e politikës nga mungesa e profesionalizmit e integritetit, neni 27 lë hapësira për abuzivizëm, pra ligjet hartohen jo për 2 dhe 3 vjet…Shpresojmë që qeveria ti japë vendit një diplomaci në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit”,- tha Dade.

Sipas projektligjit, kandidaturat për kreun e misionit diplomatik dhe postit konsullor, shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili i propozon ministrit të Punëve të Jashtme kandidaturën më të përshtatshme. Komisioni i posaçëm emërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe përbëhet nga pesë anëtarë. Ai drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në përbërje të tij janë dy diplomatë të karrierës me gradën më të lartë dhe dy ekspertë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button