roze

Kanye West, surprizë Kimit në Brazil

Në fillim të javës, Kim Kardashian është shprehur se ndihej shumë keq pasi Ditën e Nënws do e kalonte pa vajzën e saj si dhe pa bashkëshortin Kanye West, por asaj i është kthyer menjëherë lumturia pas disa dhuratave të veçanta që i janë bërë në atë ditë speciale nga bashkëshorti i saj.

Kanye ka surprizuar Kimin më mijëra trëndafila dhe një performancë private nga orkestra e saj e preferuar.

Kim ka publikuar një fotografi në Instagram të luleve të mrekullueshme ditën e dielë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Kur u ktheva në dhomën time në Brazil, vura re një shënim të ëmbël nga bashkëshorti im dhe mijëra trëndafila që kishin mbuluar suitën time për Ditën e Nënave! Ndihem keq që jam larg tyre në këtë ditë të rëndësishme, por e lumtur pasi e festuam dje! Të dua shumë i dashuri im dhe North!!!”

Ndërkohë që Kim u kënaq nga dhurata e saj e parë, një tjetër surprizë ishte përgatitur për të gjatë darkës.

“Sapo arrita në një restorant në Sao Paolo, bashkëshorti im kishte porositur orkestrën të luante për mua Sam Smith!!! Çdo kamarier që më sillte ushqimin më thoshte: “Kjo është nga West për mamanë më të mirë në botë!” Seriozisht, kam bashkëshortin më të mirë në botë!!!”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button