🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.19 ▼0.76%
ARI 4,154 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,256 ▼ -0.46% ETH $2,133 ▼ -1.39% XRP $1.0976 ▼ -2.95% SOL $86.5900 ▼ -1.66%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,154 ▲0.96 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,154 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Kaos në Kinë, burri futet me ekskavator në kompleksin qeveritar (VIDEO)

Një incident i rëndë ka shkaktuar kaos në Kinë, pasi një burrë ka hyrë me forcë me një ekskavator në një kompleks zyrash qeveritare në provincën Shaanxi, duke shkatërruar hyrjet dhe fasadat e disa ndërtesave.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Qendrën e Zyrave Qeveritare të Distriktit Fengdong, në Zonën e Re Urbane Xishuangbanna, pranë qytetit të Xi’an.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ekskavatorin duke lëvizur nëpër kompleks dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, punonjës dhe qytetarë kanë ndjekur ngjarjen nga distanca.

Sulmi zgjati rreth një orë, u dëmtuan disa ndërtesa

Sipas raportimeve të mediave kineze, burri nisi veprimet rreth orës 11:00 të paradites, sipas kohës lokale. Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se gjithçka zgjati për afro një orë, gjatë së cilës ai përdori ekskavatorin për të shkatërruar objektet dhe për të penguar afrimin e personave të tjerë.

Nga pamjet e publikuara rezulton se të paktën gjashtë pjesë të kompleksit kanë pësuar dëmtime.

Dëme të konsiderueshme u regjistruan në hyrje të Ndërtesës 1, ku u shkatërruan shkallët, u shkëputën pjesë të tabelës identifikuese dhe u thyen dyert prej xhami. Gjithashtu, dëmtime u konstatuan në pjesën e pasme të ndërtesës dhe në fasadat e objekteve të tjera.

Punonjësit dhe qytetarët u evakuuan me urgjencë

Një punonjës i Qendrës së Shërbimeve Qeveritare ka rrëfyer momentet e tensionuara për mediat kineze.

Sipas tij, sapo u kuptua përmasat e situatës, përgjegjësit organizuan evakuimin emergjent të ndërtesave, duke larguar punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin aty për të marrë shërbime.

“Askush nuk guxoi ta ndalonte”, thuhet në dëshmitë e publikuara lidhur me incidentin.

A man has driven an excavator into a Chinese government affairs centre in Shaanxi, demolishing entrances and damaging several buildings amid an alleged dispute over unpaid villagers’ compensation. https://t.co/Oc3mDSxATt

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.