☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.30 ▲0.79%
ARI 4,680 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,763 ▼ -0.18% ETH $2,114 ▼ -0.15% XRP $1.3208 ▼ -0.57% SOL $80.1100 ▼ -2.09%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.30 ▲0.79 % ARI 4,680 ▼0.1 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.30 ▲0.79 % ARI 4,680 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kapen 2.7 mln euro kokainë e fshehur në gaz për të ardhur në Shqipëri

Një sasi rekord kokaine, e cila në tregun e zi do të kapte vlerën e 2.7 milionë eurove është kapur nga autoritetet doganore në Freeport të Maltës. Në total janë 24 kokainë që janë gjetur brenda një kontejneri me gaz, që u skanua nga Njësia e Kontrollit të Doganave.

Droga u gjet në njësinë e kompresorit të ftohësit. Më i bujshëm është fakti se kontejneri kishte destinacion Shqipërinë, ndërsa ishte nisur nga Amerika Jugut.

Vetë Dogana e Maltës në një postim në Facebook ka konfirmuar se destinacioni i kokainës ishte Shqipëria, ndërsa “Malta Today” shkruan se droga do të zbarkonte në Tiranë.

“Indipendent” shkruan se droga ishte e ndarë në 20 pako me peshë totale 24 kg, vlera totale e së cilës në treg ishte 2.7 milion euro.

“Operacioni i sotëm është një tjetër shfaqje e bashkëpunimit të Departamentit të Doganave, Policisë dhe autoriteteve në Freeport. Niveli i tillë i bashkëpunimit është një faktor përcaktues në krijimin e Freeport Malta si një nga portet më të sigurta në rajon,” thotë Departamenti i Doganave të Maltës.

Në vetëm 14 javë të 2019-ës, departamenti doganor në Maltë ka tejkaluar rezultatet e zbulimit të drogës, duke kapur 515.2 kg kokainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.