☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.46 ▼2.64%
ARI 4,810 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,740 ▲ +5.84% ETH $2,388 ▲ +9.39% XRP $1.3739 ▲ +3.74% SOL $86.1300 ▲ +5.27%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.46 ▼2.64 % ARI 4,810 ▲0.89 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.46 ▼2.64 % ARI 4,810 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kapet gomonia me 800 kg hashash, dy në pranga

Në orët e pasdites së të hënës, është sinjalizuar nga Policia Kufitare Shqiptare për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Italisë.

Menjë herë pas marrjes së sinjalizimit, agjencia europiane e ruajtjes së kufirit, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza nga Durrës dhe Vlora,  kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 metra të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj/fuqi në afërsi të Foxhias.

Avioni i Frontex dhe mjetet e Guardia di Finanzas arritën që të kapnin mjetin lundrues rreth orës 18:30 minuta, pas një ndjekjeje prej më shumë se 4 orësh në det të hapur.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në gomone u gjetën 800 kilogramë lëndë narkotike hashash, e ndarë në 42 pako.

Në pranga përfunduan dy shtetasit shqiptarë me inicialet, V.T., 21 vjeç, nga Kavaja dhe D.B., 32 vjeç, nga Durrësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.