Kapiteni i Kosovës kujton Fadil Vokrrin
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një postim në rrjetet sociale duke kujtuar legjendën Fadil Vokrri në ditën më të rëndësishme të “Dardanëve”, të cilët do të diskutojnë për një biletë në Botërorin 2026 në një përballje me Turqinë.
Një foto e Vokrrit ku prapa shpinës së tij shihet e varu fanella e Rrahmanit me numrin 13.
Kosova do të zbresë sonte në stadiumn “Fadil Vokrri” në orën 20:45 për finalen e play off kundër Turqisë.
Rrahmani nuk do të jetë i pranishëm në fushën e lojës për shkak të një dëmtimi, por do të jetë në stadium për të mbështetur bashkëlojtarët e tij.
The post Kapiteni i Kosovës kujton Fadil Vokrrin appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.