☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Kapllanaj: Opozita shpëton me largimin e Berishës, prania e tij favorizon Ramën

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier thotë se Sali Berisha po mban peng partinë dhe nga ana tjetër po favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Kapllanaj tregon disa arsye që çuan në krizën brenda demokratëve.

“Përplasja ose krisja midis nesh dhe shumë demokratëve të tjerë me Berishën, ka ndodhur pas 9 shtatorit (Kur Lulzim Basha njoftoi përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës). Ata që menduan ndryshe nga Berisha, u shpallën armiq dhe kundërshtarë të Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës.

Vetë Berisha, në një studio televizive ka folur me superlativa për Bashën, tha që Ramës do t’i duheshin 10 vite për të realizuar projektet që ka realizuar Basha.

Por, një ditë pas pezullimit që i bëri, Basha ishte besëprerë, ishte bashkëpunëtor i Ramës. Kjo ishte qesharake, por në fund të fundit, Berisha në atë moment e ndjeu veten të braktisur nga struktura e Partisë Demokratike. Aty Berisha filloi sulmet dhe filloi të rimarrë Partinë Demokratike në mbrojtje të vetes”.

Kreu i PD Fier shprehet se Berisha po shfrytëzon momentin delikat, në të cilin ndodhet aktualisht partia më e madhe opozitare.

Një pjesë e mirë e demokratëve i janë bashkuar Sali Berishës, i cili ka gjetur një moment shumë delikat në PD. Ka gjetur momentin, pas humbjes së 25 prillit, kur të gjithë demokratët dhe ata që besuan tek e djathta u zhgënjyen se nuk fituan. Dhe revolta e tyre shkonte për kryetarin e atëhershëm Lulzim Basha. Dhe Sali Berisha, edhe pse ishte bashkëfajtor që PD ngeli në opozitë për më shumë se 8 vite, atëherë elektorati i djathtë filloi të fokusohej te Berisha.

Vetë Berisha ka interesin më të madh për të kapur PD-në dhe ta përdorë atë për mburojë. Kur ka dhe drejtimin e opozitës, do të thotë që përveçse të mbrojë veten e vet, ka luksin dhe të sulmojë të tjerët. Dhe Berisha e bën këtë”.

Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD dhe t’i hapnin rrugë zgjedhjeve të lira në parti, shprehet Kapllanaj.

“Madje unë Bashës, pas 25 prillit, i kam thënë që ju të dy duhet të largoheshit paketë. Nëse do të iknin, do t’i hapnin rrugë një procesi zgjedhor në parti, të hapur dhe të ndershëm dhe të kishim një lider të ri, të natyrshëm.

E keqja më e madhe e këtij vendi është shpopullimi dhe shkak është Edi Rama dhe keq qeverisja e tij, por që ne të merremi me Ramën duhet të jemi të bashkuar dhe të merremi e Ramën. Nëse nuk ikën Berisha, nuk largohet Rama”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.