☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.52 ▼1.51%
ARI 4,205 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,134 ▲ +0.8% ETH $2,410 ▲ +0.29% XRP $1.3058 ▲ +0.78% SOL $104.0800 ▲ +0.6%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,205 ▲0.58 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,205 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
19 Tet 2026
Breaking
Politika

Kapri akuza Ballës për shantazh ndaj drejtuesit të Reuters në Tiranë. Balla: Kam komunikim të përditshëm me të

Deputeti i “Partisë Mundësia” Erald Kapri dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla janë përplasur në Kuvend lidhur me akuzat për shantazh ndaj drejtuesit të zyrës së Reuters në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Kapri akuzoi Ballën se ka shantazhuar drejtuesin e Reuters në lidhje me transmetimin e protestës së qytetarëve që janë kundër planit për investim në Zvërnec.

“Nëse po bën dikush shantazh këtu, ai është Taulant Balla. Taulant Balla ka nxjerrë foton dhe ka shantazhuar duke rrezikuar jetën e drejtuesit rajonal të Reuters në Shqipëri. Kjo është e rëndë dhe ky është shantazh. Nuk kuptoni çfarë po ndodh? A nuk ju vjen turp nga kultura e madhe politike e të rinjve shqiptarë, dhjetëra-mijëra, që po ju nxjerrin jashtë loje dhe refuzoni të flisni për ta këtu? Nuk i kapni dot ata dhe e kuptoni se po të dilni në rrugë do të cilësoheni si njerëzit më të urryer ndonjëherë”, deklaroi Kapri.

Nga ana e tij, Balla i hodhi poshtë akuzat dhe tha se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesin e Reuters në Tiranë. Ai sqaroi se mes tyre ka pasur shkëmbime mesazhesh lidhur me çështjen.

“Mendoj që, sa i përket Reuters, kam komunikuar dhe komunikoj çdo ditë me drejtuesin e zyrës në Tiranë. Më ka shkruar vetë dhe i kam shkruar. Në vlerësimin tim, e drejta e fjalës është një e drejtë e pakushtëzuar. Në rastin në fjalë i kam thënë: ‘spostoje njëçik planin ose mbaje në vend’. Është shumë e thjeshtë”, u shpreh Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.