Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij, Kedhi mohon se protestuesit kanë sulmuar, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë u krye pa asnjë provokim apo shkak.Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas dështimit të një projekti për sulmin ndaj selisë me persona të infiltruar në protestë, ka dërguar efektivët e policisë për të sulmuar godinën. “Me demokratët i ka bërë llogaritë gabim”, shprehet Kedhi, duke theksuar se demokratët, studentët dhe qytetarët shqiptarë do të vijojnë qëndresën kundër qeverisë.
Reagimi i plotë:
Sot ne mbremje, narkopolicia ka sulmuar ne menyre barbare shtepine e demokrateve. E perseris, nuk ka pasur asnje sulm nga protestuesit sic jane perpjekur ta shesin mediat e regjimit. Shtepia e demokrateve eshte sulmuar nga banditet me uniforme te autokratit.
Pasi i deshtoi projekti i sulmit te selise me te infiltruar në proteste, dergoi ushtaret e tij te sulmonin pa asnje provokim dhe shkak ne mbremje. Me demokratet i ka bere llogarite gabim. Demokratet jane ngritur kunder diktatures komuniste, kunder banditeve e bandave te cdo lloji dhe kane fituar gjithmone. Kete diktatoruc demokratet, studentet e qytetaret shqiptare do e cojne ne koshin e plehrave te historise.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.