Rajoni

Karajançeva premtoi, bullgarët të japin kontribut në formimin e politikave evropiane

Përfaqësuesit popullorë bullgarë do të japim kontribut në formimin e politikave kryesore evropiane. Këtë e tha kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva në hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Ajo shprehu bindjen, se Bullgaria do të jetë kryetare e suksesshme e rotacionit dhe në vazhdim të 6 muajve do të jetë motori kryesor i plotësimit të detyrave të rendit të ditës të BE-së. Do të vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë bullgare në rolin e saj të ndërmjetëses së ndershme dhe neutrale midis shteteve anëtare të BE-së për të arritur rezultate konkrete mbi prioritetet strategjike evropiane si në kuadrin e periudhës 6-mujore të Presidencës, ashtu edhe në kontekstin e programit 18 mujor politik të trios – Bullgarisë, Estonit dhe Austrisë. Këtë e tha zonja Karajançeva dhe shtoi, se parlamenti bullgar do të njekë parimin e Presidencës për unitet dhe solidaritet në rrugën drejt së ardhmes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button