🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,121 ▼1.11%
DOW 49,987 ▼0.06%
NASDAQ 23,256 ▼2.01%
NAFTA 83.53 ▲1.8%
ARI 3,526 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,920 ▼ -0.17% ETH $1,684 ▼ -0.04% XRP $0.9264 ▲ +0.38% SOL $69.5200 ▲ +0.01%
S&P 500 7,121 ▼1.11 % DOW 49,987 ▼0.06 % NASDAQ 23,256 ▼2.01 % NAFTA 83.53 ▲1.8 % ARI 3,526 ▼1.82 % S&P 500 7,121 ▼1.11 % DOW 49,987 ▼0.06 % NASDAQ 23,256 ▼2.01 % NAFTA 83.53 ▲1.8 % ARI 3,526 ▼1.82 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka mohuar të ketë ambicie për të garuar në zgjedhjet lokale të 9 majit për kreun e Bashkisë së Shkodrës, duke theksuar se vëmendja e tij e plotë mbetet e përqendruar te detyra aktuale qeveritare.

Në një intervistë për RTSH, Karakaçi u shpreh se e ushtron funksionin e tij çdo ditë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke nënvizuar se “unë nuk kam asnjë ambicie për t’u bërë kryetar bashkie i Shkodrës”.

Ai shtoi se angazhimin e tij e sheh si “zotimin që unë kam marrë si individ për të bërë më të mirën që kam mundësi në detyrën time si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Duke folur në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës, ministri nënvizoi se puna e tij politike në këtë zonë synon mbështetjen për rikandidimin e Benet Becit si kryetar bashkie.

Sipas Karakaçit, që nga viti 2023, kur Partia Socialiste mori drejtimin e Bashkisë Shkodër, janë shënuar “ndryshime jashtëzakonisht rrënjësore”, të cilat, sipas tij, tregojnë “se çfarë di të bëjë Partia Socialiste kur merr drejtimin e bashkisë”.

“Ajo çfarë unë po them është që unë jam ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, e bëj çdo ditë, zgjohem në mëngjes dhe mbyll natën duke menduar si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Jam drejtues politik në qarkun e Shkodrës dhe gjatë gjithë kohës kur unë vë kapelën e drejtuesit politik të qarkut Shkodër, bëj detyrën, bëj detyrën, bëj detyrën për të ndihmuar në përzgjedhjen përsëri të zotit Benet Beci si kryetar bashkie në Shkodër, për shkak se ndryshimet jashtëzakonisht rrënjësore që kanë ndodhur nga viti 2023 kur Partia Socialiste ka marrë drejtimin e Bashkisë Shkodër dhe tregoi se çfarë di të bëjë Partia Socialiste kur merr drejtimin e bashkisë”, shpjegoi Karakaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.