☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,084 ▼1.62%
DOW 49,764 ▼0.51%
NASDAQ 23,108 ▼2.63%
NAFTA 82.91 ▲1.05%
ARI 3,499 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,258 ▼ -1.26% ETH $1,660 ▼ -1.22% XRP $0.9174 ▼ -0.08% SOL $68.5800 ▼ -1.38%
S&P 500 7,084 ▼1.62 % DOW 49,764 ▼0.51 % NASDAQ 23,108 ▼2.63 % NAFTA 82.91 ▲1.05 % ARI 3,499 ▼2.55 % S&P 500 7,084 ▼1.62 % DOW 49,764 ▼0.51 % NASDAQ 23,108 ▼2.63 % NAFTA 82.91 ▲1.05 % ARI 3,499 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një intervistë për gazetaren Sonila Agostini në RTSH1, u ndal te protesta e paralajmëruar për 28 nëntor, duke bërë dallimin mes protestës paqësore dhe asaj të dhunshme.

Ai tha se protesta paqësore është e drejtë legjitime e çdo qytetari për të kërkuar gjëra nga qeveria dhe për t’u dëgjuar e dialoguar, duke shtuar se qeveria dhe Partia Socialiste synojnë dialogun dhe zgjidhjen e shqetësimeve.

Ai nënvizoi se “asnjë forcë politike nuk mund të mundet jashtë sistemit elektoral” dhe se “mbas gjashtë muajsh ka zgjedhje në Shqipëri, ka zgjedhje vendore”, ku çdokush mund të garojë dhe të sfidojë Partinë Socialiste, e cila, sipas tij, ndodhet në pushtet sepse ka fituar zgjedhjet.

“…unë dua të bëj një diferencë që mendoj që është e rëndësishme për ta bërë, ndërmjet protestës paqësore dhe për të cilën është e drejtë legjitime e çdo qytetari për të kërkuar gjëra nga qeveria dhe për të dëgjuar dhe për të dialoguar. Dhe ajo çfarë tashmë qeveria është duke kërkuar të bëjë dhe Partia Socialiste është duke kërkuar të bëjë është që: po, hajde dialogojmë dhe diskutojmë çfarë shqetësimesh janë, që të ulemi dhe të shohim zgjidhje, sepse mendoj që qeveria, por edhe partia që është në pushtet, pikërisht këtë gjë duhet të bëjë: të shtrijë dorën dhe të hajde të diskutojmë dhe të shohim se çfarë zgjidhjesh mund të kemi për problematika të caktuara”, u shpreh Karakaçi.

Megjithatë, Karakaçi theksoi se “protestat e dhunshme janë joligjore dhe të gabuara”, si dhe kundërshtoi qasjet që refuzojnë dialogun dhe kërkojnë largimin nga pushteti pa garë zgjedhore.

“Ama nga ana tjetër duhet të theksojmë faktin që ajo çfarë ne kemi përballë është një, le të themi, sjellje që thuhet që unë nuk dialogoj, unë mendoj që ti nuk bën më dhe duhet të lirohet skena. Kjo unë mendoj që është e padrejtë, një. Dhe e dyta, protesta është legjitime, por protestat e dhunshme janë joligjore dhe janë të gabuara. Dhe këtu duhet bërë diferenca e madhe, pasi asnjë forcë politike nuk mund të mundet jashtë sistemit elektoral.

Mbas gjashtë muajsh ka zgjedhje në Shqipëri, ka zgjedhje vendore. Ai që do të mundi Partinë Socialiste, bujrum dhe të garojë dhe të mundi Partinë Socialiste. Në fund të ditës edhe Partia Socialiste është në pushtet për shkak se ka fituar zgjedhjet. Dhe këtu është diferenca e madhe që unë gjykoj që duhet bërë ndërmjet protestës, protestës legjitime, kërkesave ndaj qeverisë, por edhe ndaj protestës me dhunë apo edhe kërkesave absurde ik ti, ik ti, se unë s’dua që ti të jesh më”, nënvizoi ai.

Gjatë bisedës, ministri foli edhe për planet e tij në prag të zgjedhjeve të 9 majit, duke sqaruar se nuk ka ambicie për t’u bërë kryetar bashkie i Shkodrës dhe se mbetet i përqendruar te detyra si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Ajo çfarë unë mund të të them është aspirata ime. Unë jam ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bëj çdo ditë veprimtarinë time dhe funksionet e mia në përputhje me Kushtetutën, ligjin, me zotimin që unë kam marrë si individ për të bërë më të mirën që kam mundësi në detyrën time si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe jo, unë nuk kam asnjë ambicie për t’u bërë kryetar bashkie i Shkodrës”, theksoi më tej Karakaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.