Karburantet, çmimet në monitorim nga Autoriteti i konkurencës
Autoriteti i Konkurrencës do të monitorojë çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve edhe me 2016. Sipas shpjegimeve zyrtare që ka çuar në Kuvend, konkurrenca do të “hetojë” ecurinë e çmimeve për të ndërtuar një historik tre vjeçar monitorimesh me qëllim për të arritur konkluzione të sakta të dinamikave të çmimeve nga shumica tek pakica.
Tregu i karburanteve ka qenë nën hetim për dy vitet e shkuara nga Autoriteti i Konkurrencës, por duket se hetimet e këtij viti do të finalizojnë nëse ka spekulim me çmimet nga importi tek pakica.
Në hetimin e vitit të kaluar u konstatua se ndërmarrjet e shumicës ndjekin çmimin e blerjes (importit) të karburanteve dhe aplikojnë çmime me marzhe të ulta, ndërsa ndërmarrjet e integruara të pakicës nuk ndjekin trendin e çmimit të blerjes, duke aplikuar marzhe të larta kryesisht pas muajit qershor 2015.