Politika

Karta e Adriatikut, ambasadori serb braktis takimin, Bosnja bllokon Kosovën

Kosova nuk mund të jetë anëtare e vendeve të Kartës së Adriatikut, sepse Bosnja e ka rrëzuar poshtë kërkesën e saj. Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë, u mor vendimi që ajo të jetë e pranishme si vëzhguese, së bashku me Serbinë. Ndërkaq ambasadori serb e ka braktisur takimin në momentin që është folur për shtetin e Kosovës. Lajmi është bëri i ditur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, gjatë daljes në një konferencë për shtyp.

149899-239x320“Kosova ka aplikuar për anëtarësimin e saj në Kartën e Adriatikut, me të drejta të plota, por pavarësisht se SHBA dhe vende të tjera e kanë mbështetur, vota kundër e Bosnjës ka bërë që Kosova të vijojë të ketë rol vëzhgues. Qëndrimin i palës boshnjake, nuk më takon mua ta shpjegoj. Argumentet e saj kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës”, -ka deklaruar Bushati.

Për sa i përket largimit të ambasadorit serb nga takimi, Bushati theksoi se ky është qëndrim i palës serbe dhe nuk mund të marrë përsipër ta shpjegojë. “Jam i mandatuar për të artikuluar interesat e Shqipërisë, jo të Serbisë. Secili vend e di se si i sheh marrëdhëniet në raport me NATO-n dhe vendet e tjera. Ne si vend do të donim gjithë-përfshirje në këtë nismë. Sa më shpejt ta ndajnë mendjen të gjitha vendet e rajonit se kjo është rruga e duhur dhe e vetme, aq më mirë do të jetë, pasi është e lidhur me sigurinë”, -tha ministri i Jashtëm për mediat.

Shqipëria së bashku me vendet e tjera do të donte që Kosova të ishte anëtare e Kartës së Adriatikut, por kjo sipas kreut të diplomacisë, nuk e pengon atë që të jetë pjesë e saj, duke pasur rolin e shtetit vëzhgues.“Besoj se Kosova do të vijojë me reformat në fushën e sigurisë dhe në fushën e së drejtës. Edhe në rastin e Kosovës, është në interes të rajonit dhe aleatëve tanë, për të pasur një bashkëpunim të mirstrukturuar”, -u Bushati.Shqipëria kryeson Kartën e Adriatikut dhe në takimin e radhës është diskutuar për çështjet e sigurisë, luftën kundër terrorizmit dhe emergjencat civile në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button