Kosova
Kastrati: FSK e gatshme të marrë pjesë në misione paqësore
Komandanti në pensionim i FSK-së, Kadri Kastrati, duke folur për rolin dhe punën e tij gjatë këtyre viteve, ka thënë se ndihet krenarë për atë që ka bërë deri sot.
Kastrati ka thënë se FSK është më se e gatshme të marrë pjesë në misione të ndryshme edhe jashtë vendit.
“Jemi të gatshëm të marrim pjesë në misione për paqe apo humanitare. Ne kemi ardhur në prag të transformimit të FSK-së në forca të armatosura”, ka thënë ai në një intervistë për RTK.