Opinion

Katalonja mban zgjedhje të jashtëzakonshme

Zgjedhje u shpallën në fillim të tetorit, pasi qeveria qendrore në Madrid e aktivizoi nenin 50 nga Kushtetuta e Spanjës, me ç’rast e pezulloi autonominë e Katalonjës dhe vendosi administratë të drejtpërdrejtë mbi rajonin si përgjigje ndaj vendimit të autoriteteve në Barcelonë për shpallje të njëanshme të pavarësisë.

Me pezullimin e autonomisë Madridi i shpërbëhu qeverinë dhe parlamentin katalonjas dhe shpalli zgjedhje të parakohshme rajonale.

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoy shpresonte se në këtë mënyrë do të fitojë kohë që të qetësohen epshet pas pavarësisë së shpallur të Katalonjës dhe vendimit për arrestimin e një pjese të liderëve rajonalë katalonjas nën akuzë për aktiviteteve antishtetërore, kryengritje, organizim të kryengritjes dhe keqpërdorim të mjeteve shtetërore, përcjell “Zëri”.

Një pjesë e liderëve separatistë u paraburgosën, ndërsa një pjesë, të kryesuar nga kryetari i qeverisë së shkarkuar rajonale katalonjase Carles Puigdemont, shkuan për në Bruksel në tentim që të evitojnë privim nga liria.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Spanjës i liroi me kusht nga paraburgimi liderët e arrestuar dhe e tërhoqi urdhërarrestin ndërkombëtar për “refugjatët” në Bruksel.

Vendimi i Gjykatës u interpretua si tentativë e Madridit që ta evitojë krijimin e “efektit të martirëve” në qoftë se liderët rajonalë qëndronin në paraburgim dhe u pamundësohej pjesëmarrja në zgjedhje.

Me lirimin e të arrestuarve nga paraburgimi dhe me tërheqjen e urdhërarrestit liderëve katalonas u është mundësuar të marrin pjesë në zgjedhje, me ç’rast Madridi u përpoq të manifestojë demokraci dhe tolerancë.

Nga ana tjetër, “ikja” e Puigdemontit dhe katër ministrave nga qeveria e tij e shkarkuar në Bruksel shkaktoi ndarje në bllokun separatist katalonas. Disa vlerësonin se Puigdemonti ka “qenë i detyruar që të shkojë në ekzil”, ndërsa të tjerë e akuzuan se “i shmanget përgjegjësisë”.

Puigdemont nga Brukseli u bëri apel partive separatiste që të paraqiten së bashku në zgjedhje, duke e vlerësuar si “referendum për pavarësi”. Megjithatë, thirrja e Puigdemont nuk është pranuar nga partitë separatiste, të cilët në zgjedhjet e nesërme do të paraqiten me tre lista të veçanta zgjedhore, transmeton “Zeri.info”.

Procedura e Puigdemontit, së bashku me kritikat e tij ndaj “Bashkimit Evropian dekadent” dhe përçarjes së separatistëve, sipas analistëve, do të kenë pasoja mbi partitë separatiste.

Shumica e katalonasve janë fuqimisht të përcaktuar për anëtarësim në Union, ndërsa pavarësia eventuale e Katalonjës, sipas paralajmërimeve nga Brukseli, do të thotë shkyçje të saj nga blloku me automatizëm.

Rreziku se do të mbeten jashtë BE-së, së bashku me paralajmërimet për tërheqje të një numri të madh të kompanive nga rajoni, në mënyrë shtesë i ka rritur druajtjet e katalonasve rreth së ardhmes ekonomike, që vlerësohen si pika negative për partitë përfaqësuese të pavarësisë.

Kur bëhet fjalë për spektrin politik në Katalonjë, ndarja tradicionale e së majtës dhe së djathtës nuk e pasqyron edhe ndarjen pro dhe kundër pavarësisë.

Kështu, në anën e majtë të spektrit politik lëvizja progresive “Ne mundemi” (Podemos) e kundërshton pavarësinë e njëanshme dhe kërkon referendum detyrues, në të cilët katalonasit do të prononcoheshin rreth kësaj çështjeje dhe rezultatet e tij do të pranoheshin nga Madridi.

Nga radhët e së majtës qartë kundër pavarësisë është Partia Sociale e Katalonjës (PSC), e cila është parti e binjakëzuar e fuqisë më të madhe opozitare spanjolle, Partia Socialiste Punëtore e Spanjës (PSOE).

Nga ana tjetër, partia udhëheqëse e majtë katalonjase E majta Republikane e Katalonjës (ERC) është njëra nga tri fuqitë kryesore separatiste në rajon. Në zgjedhje ERC-ja paraqitet së bashku me tri parti më të vogla në koalicion, E majta Republikane e Katalonjës – Da Katalonja (ERC-CatSi), përcjell “Zeri.info”.

Krahu i djathtë i spektrit politik e përmbyll kandidaturën e majtë ekstreme për Unitet Popullor (CUP), e cila ka qëndrime më radikale dhe kërkesa për pavarësi të Katalonjës.

Në spektrin e djathtë politik deri tani forcë udhëheqëse ishte Partia Demokratike Evropiane katalonase qendrore e djathtë (PDeCAT) e Puigdemontit, e cila është përfaqësuese kryesore e pavarësisë së Katalonjës.

Në zgjedhje PdeCat udhëheq koalicion të partive separatiste dhe personaliteteve jopartiake të quajtura “Së bashku për Katalonjën”.

Kundërshtar kryesor për pavarësinë është dega katalonjase e Partisë Popullore Konservatore (PP) e kryeministrit spanjoll Rahoy, Partia Popullore e Katalonjës (PPC).

Diku mes dy blloqeve është partia qendrore “Qytetarët” (Siudadanos), e cila nuk e mbështet pavarësinë, por në zgjedhje tenton të imponohet ndaj kësaj çështjeje dhe prioritet t’i japë ekonomisë dhe drejtësisë sociale, duke theksuar se votimi nuk është zgjidhje mes dy opsioneve.

Anketat e fundit të mendimit publik tregojnë se pritet Siudadanos të marrë më shumë vota, mes 21,2 dhe 24,1 për qind, me çfarë do të siguronte prej 30 deri 33 vende në parlamentin rajonal, para koalicionit të ERC-së, i cili mund të shpresojë mes 20,7 dhe 21,3 për qind të votave dhe 30 deri 32 mandate.

Në vendin e tretë është koalicioni “Së bashku për Katalonjën” e Puigdemontit mes 18 dhe 19,5 për qind mbështetje dhe mund t’i marrë 27 deri 29 deputetë, para socialistëve për të cilët do të votonin mes 14,1 dhe 15,9 për qind e votuesve dhe do të merrnin 18 deri në 23 vende në parlament.

Blloku “Podemos” gëzon mbështetje prej 6,8 deri 9 për qind të votave dhe mund të shpresojë nga tetë deri në 11 mandate, para partisë CUP nga 6,5 deri në 8,5 për qind dhe shtatë deri në dhjetë deputetë dhe PPC-ja, e cilat mund t’i presë nga pesë në 5,7 për qind dhe nga pesë deri në shtatë vende në parlament.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button