🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.69%
DOW 49,693 ▲0.08%
NASDAQ 25,185 ▲1.18%
NAFTA 101.43 ▼3.46%
ARI 4,655 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $78,371 ▲ +2.41% ETH $2,305 ▲ +1.62% XRP $1.3949 ▲ +1.77% SOL $84.3500 ▲ +1.08%
S&P 500 7,259 ▲0.69 % DOW 49,693 ▲0.08 % NASDAQ 25,185 ▲1.18 % NAFTA 101.43 ▼3.46 % ARI 4,655 ▲0.54 % S&P 500 7,259 ▲0.69 % DOW 49,693 ▲0.08 % NASDAQ 25,185 ▲1.18 % NAFTA 101.43 ▼3.46 % ARI 4,655 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Sporti

Kategoria e Parë drejt epilogut, Kukësi-Besa dhe Skënderbeu-Laçi në RTSH

Më 3 dhe 4 maj do të zhvillohet java e fundit e kampionatit “Kategoria e Parë”, duke përmbyllur një edicion të mbushur me rivalitet, emocione dhe nivel të lartë gare.

Pesë ndeshje do të luhen të dielën në ora 15:00, ndërsa të hënën në ora 17:00 do të zhvillohet sfida përmbyllëse mes Skënderbeut dhe Laçit, ku do të dorëzohet edhe trofeu i kampionit.

Të dyja skuadrat kanë siguruar tashmë ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm dhe përballja direkte mes tyre do të vendosë ekipin kampion të Kategorisë së Parë.

Ndërkohë, gara për mbijetesën mbetet plotësisht e hapur dhe pritet të ofrojë emocione deri në minutat e fundit. Dy ndeshje me rëndësi të veçantë do të zhvillohen në Kukës dhe Fier. Kukësi do të përballet me Besën, ndërsa Apolonia do të presë Burrelin, në sfida ku rezultati është jetik për objektivat e skuadrave.

Apolonia renditet në vendin e parafundit dhe synon pikët maksimale, duke shpresuar edhe në një hap fals të Kukësit për të mbajtur gjallë shanset për qëndrim në kategori. Nga ana tjetër, Kukësi nuk ka hapësirë për gabime, pasi çdo rezultat negativ mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e skuadrës.

Kjo javë do të përcaktojë gjithashtu edhe skuadrën e dytë që do të luajë në play-out, përveç Luftëtarit. Gjirokastritët do të përballen me Pogradecin në një tjetër ndeshje me peshë.

Në takimet e tjera, Korabi do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa Lushnja, që mban vendin e fundit në renditje, do të përballet me Kastriotin.

Në prag të kësaj jave vendimtare, gjithçka mbetet e hapur, duke garantuar një përfundim sezoni me intensitet të lartë në “Kategorinë e Parë”.

Ndeshjet Kukësi-Besa dhe Skënderbeu-Laçi mund ti ndiqni në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.