Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 9-të
Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 9-të në Kategorinë e Parë, në vlerësim të paraqitjeve individuale të futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.
Formacioni është ndërtuar në skemën 1-4-3-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. Bylis, Besëlidhja, Iliria, Kastrioti, Besa dhe Flamurtari përfaqësohen në këtë përzgjedhje, me disa prej lojtarëve që patën ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e javës.
Në portë është përzgjedhur Renato Beqaj i Bylisit.
Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Besëlidhja), Adolf Selmani (Iliria), Spasian Nasto (Kastrioti) dhe Leart Zekolli (Besa).
Në mesfushë janë Festim Alidema (Besëlidhja), Rodrigo Javier Migone dhe Hetem Lushaj (Flamurtari), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Do Carmo (Bylis), Manfredas Ruzgis (Besa) dhe Foti Çuçka (Iliria).
Vlerësimi i Drejtorisë Teknike të FSHF-së për trajnerin më të mirë të javës së 9-të i është dhënë Dritan Smajlajt të Ilirisë, pas fitores 3-2 në transfertë ndaj Sopotit, rezultat që e ngjiti skuadrën në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.