Kategoria e Parë: Java e 6-të nis sot me derbin e Vlorës dhe Kukësi-Besa
Kampionati i Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH, do të luajë sot dhe nesër me ndeshjet e javës së 6-të. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30, ndërsa skuadrat do të zbresin në fushë për të vijuar garën në këtë fazë të sezonit.
Java e 6-të nis sot me dy ndeshje. Kukësi pret Besën, ndërsa Oriku përballet me Flamurtarin në derbin e Vlorës.
Katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen të shtunën, më 17 tetor. Iliria pret Burrelin, ndërsa Korabi luan në shtëpi ndaj Bylisit. Besëlidhja përballet me Kastriotin dhe Pogradeci pret Sopotit.
Me 6 ndeshjet e kësaj jave, kampionati i Kategorisë së Parë vijon rrugëtimin e tij, me skuadrat që kërkojnë të konsolidojnë rezultatet dhe të përmirësojnë pozitat në renditje
Java e 6-të
Kukësi–Besa, 16.10.2026, 13:30
Oriku–Flamurtari, 16.10.2026, 13:30
Iliria–Burreli, 17.10.2026, 13:30
Korabi–Bylis, 17.10.2026, 13:30
Besëlidhja–Kastrioti, 17.10.2026, 13:30
Pogradeci–Sopoti, 17.10.2026, 13:30
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.