BRUKSEL – BE: Nuk është momenti për t’i dhënë fund ndihmës për Ukrainën
BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërpresë ndihmën për Ukrainën dhe as të heqë sanksionet ndaj Rusisë, deklaruan sot në Bruksel dy drejtuesit kryesorë të BE-së, në praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ju mund të mbështeteni tek ne”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, duke riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën.
Nga ana e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se qëndrimi i BE-së ndaj sanksioneve kundër Moskës mbetet i pandryshuar.
“Një gjë është absolutisht e qartë: ne nuk do të heqim asnjë sanksion për sa kohë që Rusia nuk e ka ndalur luftën”, u shpreh von der Leyen.
Deklaratat u bënë gjatë pritjes së presidentit ukrainas në Bruksel, ku Zelensky mori pjesë në samitin e liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Mesazhi i drejtuesve evropianë synon të riafirmojë vazhdimësinë e mbështetjes politike të BE-së për Kievin dhe të ruajë presionin ekonomik ndaj Rusisë, për sa kohë që lufta në Ukrainë vijon. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.