☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,656 ▼1.13%
DOW 51,962 ▼0.41%
NASDAQ 26,136 ▼2.16%
NAFTA 98.96 ▲2.55%
ARI 4,190 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,601 ▼ -0.98% ETH $2,414 ▼ -1.64% XRP $1.3001 ▼ -3.19% SOL $103.6200 ▼ -2.19%
S&P 500 7,656 ▼1.13 % DOW 51,962 ▼0.41 % NASDAQ 26,136 ▼2.16 % NAFTA 98.96 ▲2.55 % ARI 4,190 ▲0.48 % S&P 500 7,656 ▼1.13 % DOW 51,962 ▼0.41 % NASDAQ 26,136 ▼2.16 % NAFTA 98.96 ▲2.55 % ARI 4,190 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Boterori

Kategoria Superiore/ Teuta pa rivalë, mposht Dinamon dhe ruan kreun e klasifikimit!

Teuta e Edlir Tetovës nuk di të ndalet në këtë fazë të Kategorisë Superiore.

Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon në ndeshjen e javës së 7 me rezultatin 2-0 dhe shkon në kuotën e 19 pikëve duke e ruajtur kreun e klasifikimit.

Në Elbasan Arena, ndeshja nisi me Teutën që krijoi mundësinë e parë me Kallakun që nuk e shfrytëzoi siç duhej asistin e Arifit. Dinamo u kundërpërgjigj me Alijin dhe Ismailin, i pari u ndal nga Bernardoni që priti topin në dy kohë, ndërsa i dyti gjuan jashtë.

Në minutën e 31 Teuta arriti të zhbllokojë rezultatin me Pedron që devijoi një top të marrë nga Mala për të marrë kryesimin në 1-0. në minutën e 40 Teuta iu afrua golit të dytë me Kallakun por ky i fundit gjeti përgjigjen e Teqjas. Në krahun tjetër Ismaili tentoi sërish për Dinamon por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës, pas 45 minutave që pati edhe momente tensioni dhe polemikash.

Në pjesën e dytë Teuta arriti të shënojë golin e dytë, pikërisht me Arifin në minutën e 63 pas një aksioni të shpejtë në krahun e djathtë për të çuar rezultatin në 2-0.

Në minutat e mbetura shifrat nuk ndryshuan më dhe Teuta mori fitoren e radhës në kampionat, ndërsa Dinamo pësoi humbjen e dytë radhazi dhe mbetet me 12 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.