⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.02%
DOW 50,913 ▼1.35%
NASDAQ 24,259 ▼1.02%
NAFTA 86.27 ▲0.64%
ARI 3,869 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $63,745 ▼ -2% ETH $1,782 ▼ -2.59% XRP $0.9587 ▼ -0.5% SOL $72.2600 ▲ +0.95%
S&P 500 7,341 ▼1.02 % DOW 50,913 ▼1.35 % NASDAQ 24,259 ▼1.02 % NAFTA 86.27 ▲0.64 % ARI 3,869 ▲0.41 % S&P 500 7,341 ▼1.02 % DOW 50,913 ▼1.35 % NASDAQ 24,259 ▼1.02 % NAFTA 86.27 ▲0.64 % ARI 3,869 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Boterori

Peshëngritje, Enkileda Carja nënkampione e Europës, i jep 3 medalje Shqipërisë!

Enkileda Carja i jep tre medalje Shqipërisë në Kampionatin Europian të të rinjve dhe moshës deri në 23 vjeç në peshëngritje në Durrës.

Është e bronztë në stilin e shkëputjes, teksa në provën e parë realizoi 98 kilogram. Nuk arriti të ngrinte në provën e dytë 100 kilogram, por në të tretën është e suksesshme me 101 kilogram. Më pas nënkampione Europe në stilin e shtytjes me tre prova të sakta duke nisur me 118 kilogram.

Në provën e dytë 120 kilogram dhe në të tretën 123 kilogram. Dhe në dygarësh Nënkampione Europe me 224 kilogram. Në peshën deri në 69 kilogram për të reja Kampione Europe është Emili Ibanez Guerrero me tre medalje të arta. Në shkëputje me 103 kilogram, në shtytje me 128 kilogram dhe në dygarësh me 231 kilogram.

Duhet kujtuar që Ibanez Guerrero përfaqëson Kosovën dhe vjen në grupmoshën e paratërejave. Ndërkohë e bronztë ishte turkja Koz me 213 kilogram në dygarësh. Dy herë nënkampione Europe dhe një e bronztë dhe Enkileda Carja është krenaria e peshëngritjes shqiptare për vajza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.