Katër polakë ndalohen te magazinat ushtarake në Tetovë, tre të tjerë ikin me motoçikleta katër-rrotëshe
Policia ushtarake e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut denoncoi se persona me katër-rrotëshe dëmtuan portën hyrëse të objektit te "Erebino"; të ndaluarit dyshohen për hyrje të paautorizuar në objekte ushtarake.
Policia ushtarake e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut denoncoi më 28 shtator 2026, në ora 18:24, në SPB Tetovë se në vendin e quajtur “Erebino” në Tetovë, ku ndodhen magazina ushtarake, disa persona me motoçikleta katër-rrotëshe kishin dëmtuar portën hyrëse të objektit, siç njofton portali iNFOMAX.
Ushtarët në roje në vendin e ngjarjes ndaluan katër persona, të gjithë shtetas të Polonisë — H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36).
Ndërkohë, tre persona të tjerë që ishin me katër-rrotëshe arritën të ikin, sipas të njëjtit burim.
Katër polakët u privuan nga liria për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale sipas nenit 350 të Kodit Penal — “Hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake”.
Policia njofton se po merren masa për gjetjen e tre personave të mbetur, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.