Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë
Prej 30 gushtit familja nuk kishte mundur të kontaktonte me 25-vjeçarin Ferdinand Nokaj, me origjinë shqiptare, i cili jetonte me familjen në zonën e Pesaros dhe kishte shkuar në Rovereto për të studiuar.
Ditën e zhdukjes, i riu u kishte treguar prindërve se ishte sulmuar nga disa të rinj, edhe ata me origjinë shqiptare. Megjithatë, sipas informacioneve të raportuara, në polici nuk rezulton të jetë bërë asnjë denoncim për një sulm të tillë.
Më 5 shtator, në lumin Adixhe, pranë San Michele, u gjet një trup i pajetë. Në atë moment, rasti nuk u lidh me zhdukjen e 25-vjeçarit. Identifikimi u bë vetëm të premten e kaluar, rreth 20 ditë më vonë, nga babai i tij.
Telefoni celular i Ferdinand Nokajt ishte lokalizuar për herë të fundit në Termeno.
Ende nuk është e qartë se si i riu përshkoi rreth 65 kilometrat nga Termeno drejt Roveretos dhe çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit para vdekjes së tij.
Prokuroria e Trentos ka hapur një dosje hetimore për nxitje të vetëvrasjes, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes së 25-vjeçarit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.