Maqedonia
Katër shoqata qytetare do të bashkëpunojnë me Gruevskin
OBRM-PDUKM-ja ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me katër shoqata qytetare, Lidhjen e bujqve, Shoqatën për bashkim kulturor të Boshnjakve, Koalicionin e Egjiptianëve dhe Shoqatën për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve të Lerinit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Gruevski tha se OBRM-PDUKM-ja është partnere e qytetarëve dhe bashkëpunimi do të vazhdojë me vite, duke theksuar se partia e tij i bashkon të gjithë ata që dëshirojnë një të ardhme më të mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.