☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

KDI kërkon reformë të thellë të prokurimit publik: Duhet fokus te rezultatet, jo vetëm procedurat

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Prokurimi publik në Kosovë: Përtej ndryshimeve teknike – Drejt një reforme strukturore të prokurimit publik në Kosovë”, ku u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet kryesore për reformimin e sistemit të prokurimit publik në vend.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, deputetë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Duke hapur tryezën, menaxheri i programeve në KDI, Florent Spahija, tha se prokurimi publik nuk duhet parë vetëm si procedurë administrative, por si një mekanizëm që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Kur projektet publike dështojnë ose nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve, atëherë kemi dështuar të krijojmë vlerë nga paratë publike. Debati për prokurimin duhet të fokusohet te rezultatet dhe ndikimi i investimeve publike”, deklaroi Spahija.

Ndërkaq, hulumtuesja e KDI-së, Diana Metushi Krasniqi, theksoi se megjithëse Kosova ka bërë përparim në aspektin e digjitalizimit dhe transparencës, reforma e ardhshme duhet të adresojë mangësitë strukturore të sistemit.

“Reforma e fundit gjithëpërfshirëse është realizuar në vitin 2011, ndërsa ndryshimet e viteve 2015-2016 kanë qenë kryesisht teknike. Përpjekjet e mëvonshme për reformë nuk janë finalizuar, ndërsa përjashtimi i shoqërisë civile nga grupi i ri punues i krijuar në janar 2026 ngre shqetësime për gjithëpërfshirjen e procesit”, tha ajo.

Sipas analizës së prezantuar nga KDI, reforma e prokurimit publik duhet të ndryshojë qasjen aktuale duke e zhvendosur fokusin nga transparenca drejt performancës, nga tenderimi drejt menaxhimit të plotë të ciklit të prokurimit, si dhe nga procedurat formale drejt krijimit të vlerës për paranë publike dhe rezultateve konkrete për qytetarët.

Gjatë panelit diskutues, deputetja Eliza Hoxha theksoi nevojën për ndarjen e funksioneve të blerjes nga ato të prokurimit, krijimin e një Katalogu Shtetëror të Çmimeve dhe integrimin e dimensionit gjinor në proceset e prokurimit publik.

Nga ana tjetër, deputetja Janina Ymeri ngriti shqetësime për menaxhimin e dobët të kontratave dhe mungesën e llogaridhënies institucionale.

“Menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e përgjegjësisë mbeten ndër rreziqet kryesore për financat publike”, tha Ymeri.

Ndërsa Albulena Nrecaj nga INPO vlerësoi se kuadri ligjor i Kosovës është në masë të madhe i harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian, por sfidë mbetet zbatimi i tij në praktikë.

“Ligji i Prokurimit Publik është kryesisht i harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian, ndërsa sfida kryesore mbetet zbatimi në praktikë dhe mungesa e përgjegjësisë institucionale për shkeljet dhe lëshimet”, deklaroi Nrecaj.

Në përfundim të diskutimit, pjesëmarrësit u pajtuan se reforma e ardhshme duhet të shkojë përtej ndryshimeve procedurale dhe të ndërtojë një sistem modern të prokurimit publik të bazuar në performancë, integritet, menaxhim të rrezikut dhe përdorim strategjik të shpenzimeve publike.

Sipas KDI-së, reforma duhet të mbështetet në modernizimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e sistemit Procure-to-Pay (P2P), menaxhimin e integritetit dhe rrezikut, orientimin drejt performancës dhe promovimin e prokurimit të qëndrueshëm.

Aktiviteti u organizua nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me mbështetjen e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.