KE: Evropa mund të presë rreth tre milionë migrantë deri në 2017-ën
Komisioni Evropian vlerësoi se tre milionë migrantë do të mund të vinin deri në vitin 2017 në Evropë, një fakt me një impakt të pandjeshëm, por pozitiv në kuadrin e rritjes ekonomike.
“Në total, tre milionë persona, kontigjent shtesë, pritet të mbërrijnë në Bashkimin Evropian nga viti 2015 deri në 2017, shkruan Komisioni, në raportin e tij prej më shumë se 200 faqesh për parashikimet ekonomike.
“Fluksi i refugjatëve në Evropë do të ketë një impakt mbi rritjen ekonomike, që do të ishte i dobët, por pozitiv për Bashkimin Evropian në tërësinë e tij”, bëri të ditur Pierre Moscovici, komisioneri evropian për Çështjet ekonomike, gjatë një konference shtypi.
Ai vlerësoi se ky ndikim do të rriste Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) nga 0,2 deri në 0,3 për qind deri në vitin 2017.
”Ky raport nënkupton shpenzimet publike të shtuara, si dhe kontributin e punonjësve, një kontigjent i shtuar në tregun e punës”, saktësoi Moscovici.