KE i jep Shqipërisë rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave
Hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të varet nga zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Komisioneri Johannes Hahn duke bërë publik progres-raportin vlerësoi faktin se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në pesë prioritetet e vendosura nga BE.
Njihet lufta kundër korrupsionit, por kërkohen më shumë përpjekje në këtë drejtim.
Po ashtu lufta kundër drogës duhet të jetë më e thellë.
PROGRES RAPORTI
Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të qëndrueshëm drejt përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të pranimit.
Amendamente thelbësore kushtetuese u miratuan unanimisht në korrik 2016, duke nisur një reformë të plotë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Ky proces do të përfshijë një rivlerësim të thellësi të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Reforma e administratës publike ka vazhduar të zbatohet në mënyrë konsistente. Puna drejt arritjes së një rekordi (rezultatit) të bindshëm në hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka vazhduar.
Të drejtat themelore vazhdojnë të jenë gjerësisht të respektuara në vend.
Nën dritën e progresit të lartpërmendur në përmbushjen e prioriteteve kyçe, për të cilat puna duhet vazhduar, dhe në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm me reformën në drejtësi, në veçanti ri vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.
SBA BE te sjellin NATO ne Tirane.Vetem keshtu clirohen shqipetaret nga fashizmi i kopese te Sali Berishes dhe plehrave te PD