☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 92.71 ▲2.42%
ARI 4,323 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,512 ▼ -2.04% ETH $2,679 ▼ -2.59% XRP $1.5034 ▼ -4.56% SOL $114.6000 ▼ -3%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 92.71 ▲2.42 % ARI 4,323 ▼1.23 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 92.71 ▲2.42 % ARI 4,323 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Politika

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda nga dita e nesërme

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24 se forumi i lartë i partisë ka vendosur të hedhë poshtë çdo ide për bojkot parlamentar dhe të fokusojë tërësisht agjendën e saj në skandalet e fundit.

Sipas Këlliçit, dy mbledhjet e sotme – ajo e grupit parlamentar dhe ajo e kryesisë – kanë zgjatur gjithsej rreth gjashtë orë e gjysmë dhe kanë pasur në qendër zhvillimet e dy javëve të fundit.

“Sapo kemi mbaruar 10 minuta më parë mbledhjen e dytë, ka qenë mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Kemi patur dy mbledhje që kanë zgjatur në total rreth gjashtë orë e gjysmë me të dyja këto forume të larta.

Grupin parlamentar të Partisë Demokratike kemi nisur në orën 13 dhe në orën 18 nisëm mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ku sigurisht java e fundit apo dyjavëshi i fundit ka qenë kryefjala”, u shpreh Këlliçi.

Ai vuri në dukje se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të bojkotojë seancat plenare ndërsa shpjegoi se cila do të jetë agjenda ditën e nesërme në Kuvend.

“Ne kemi pasur një debat shumë të gjatë. Është dakordësuar që kjo histori nuk mundet të vazhdojë më ‘business as usual’. Patjetër ne jemi kundër bojkotit. Është hedhur ideja, janë hedhur të gjitha opsionet në tryezë, në tavolinë. Pa diskutim ne e kemi sanksionuar dhe në statut tashmë që bojkoti nuk do të jetë zgjidhja jonë dhe nuk do të jetë më kurrë kundërpërgjigja politike e Partisë Demokratike.

Duke nisur nga dita e nesërme do të ketë vetëm një axhendë në rendin e ditës në parlament që do të jetë skandali më i fundit me Shërbimin Informativ Shtetëror. Kjo nuk është çështje individësh, është çështje institucionesh.

Zyrtarisht janë gjunjëzuar institucionet më të larta të shtetit para këmbëve të krimit të organizuar dhe të grupeve të strukturuara kriminale dhe kjo është një histori që do duhet të ishte shoqëruar që në momentin e parë që u bë publike me dorëheqjen e kryeministrit”, tha Këlliçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.