Këmbësori 21-vjeçar plagoset rëndë në Gostivar, goditet nga vetura në bulevardin “Vëllezërit Ginoski”
Sipas komunikatës së SVR Tetovës, të publikuar nga TetovaInfo, më 18 tetor 2026, në orën 20:10, në OVR Gostivar është raportuar një aksident trafiku në bulevardin “Vëllezërit Ginoski” në Gostivar, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Sipas komunikatës, vetura “Chevrolet Spark” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga N.H. (69) nga fshati Negotinë, ka goditur këmbësorin A.Z. (21) nga Gostivari.
Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Urgjente të Gostivarit, bën të ditur komunikata e cituar.
Ekipi i inspektimit i OVR Gostivar ka kryer inspektimin në vendngjarje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.