🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▲0.56%
DOW 52,408 ▲0.09%
NASDAQ 26,428 ▲0.99%
NAFTA 100.12 ▼1.61%
ARI 4,071 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,526 ▼ -0.28% ETH $2,343 ▲ +0.05% XRP $1.3189 ▲ +1.05% SOL $100.9400 ▼ -1.55%
S&P 500 7,719 ▲0.56 % DOW 52,408 ▲0.09 % NASDAQ 26,428 ▲0.99 % NAFTA 100.12 ▼1.61 % ARI 4,071 ▲0.8 % S&P 500 7,719 ▲0.56 % DOW 52,408 ▲0.09 % NASDAQ 26,428 ▲0.99 % NAFTA 100.12 ▼1.61 % ARI 4,071 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Kemi dërguar në Kushtetuese procedurën antikushtetuese të Ramës”, Berisha: PD mbështet marrëveshjen e presidentit Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat këtë të enjte, ka sqaruar qëndrimin e opozitës lidhur me ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh në fushën e mbrojtjes.

Berisha theksoi se PD e mbështet plotësisht përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe plotësimin e detyrimeve ndaj NATO-s, por kundërshton mënyrën se si kryeministri Edi Rama e kaloi atë në Kuvend, ku sipas tij shkeli rregullat e afatet kushtetuese.

Sipas Berishës, kalimi i marrëveshjes pa respektuar procedurat parlamentare ishte një përpjekje e kryeministrit për të shkelur të drejtat e opozitës dhe për të përfituar kapital politik. Ndërkohë, u shpreh se PD është gati ta votojë marrëveshjen në çdo moment, me kushtin që të respektohet ligji themeltar i shtetit.

“Opozita në Shqipëri është në një dhunim konstant të të drejtave të saj kushtetuese. Dhe kjo është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Kjo është e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare.

Absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë.

Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s.

Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.

Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën.

Opozita, edhe njëherë, në çdo kohë e mbështet marrëveshjen, mbështet synimin e marrëveshjes, termat e saj. Por opozita nuk mund të pranojë që kjo të ndodhë duke shkelur ajo mbi të drejtat kushtetuese të veta. Kjo e bën bashkëfajtore opozitën në dhunimin e Kushtetutës. Dhunim i evidentuar. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ka një përcaktim kushtetues.

Nuk është hedhur marrëveshja në gjykatë, absolutisht. Është hedhur procedura jokushtetuese e përdorur për miratimin e saj. Po marrëveshjen, në termat kushtetues ne e votojmë në çdo kohë”, është shprehur Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.